14:06 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Adelina Tahiri me imazhe të reja nga ‘Baby Shower’ (Foto)

Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Adelin Tahiri ditë më parë mblodhi familjarë,miq e personalitete të njohura në festën para lindjes së djalit të saj.

Gjithçka dukej përrallore, teksa mbizotëroi ngjyra e bardhë. Ndërsa këngëtarja përveç që zbuloi bashkëshortin e saj, i cili ishte pjesë e kësaj feste, ajo zbuloi edhe emrin e fëmijës së tyre të parë, që pritet të lind shumë shpejtë e të cilin do ta pagëzojnë me emrin ‘Jon’.

Sot Adelina ka sjellë edhe imazhe të reja nga ky ‘Baby Shower’, të postuara në llogarinë e saj Instagram./Indeksonline/