19:20 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Adelina Tahiri me papuçe “Gucci” mijëra dollarëshe (Video)

Adelina Tahiri shquhet për jetën e saj luksoze dhe shumë të shtrenjët.

Por duket se një gjë e tillë nuk ka ndryshuar as pas martesës së saj, transmeton Indeksonline.

Ajo së fundi ka publikuar disa imazhe në llogarinë e saj në “Instagram” ku tregon gjithë pazarin që kishte bërë sot.

Në mesin e tyre shohim shumë gjëra të shtrenjta, duke përfshirë këtu edhe papuçet Gucci të cilat kushtojnë hiq më pak se 1983 dollar.

Ndryshe, Adelina është e martuar me njërin nga personat më të pasur në Maqedoni./Indeksonline/