Adelina Tahiri nuk mërzitet për kritikat, pas fejesës prezanton veturën luksoze (Foto)
Adelina Tahiri po jeton një jetë luksi.
Këngëtarja e njohur mbrëmë ka kurorëzuar dashurinë e saj me fejesë, derisa ende nuk e ka konfirmuar se kush është mashkulli që ia ka falë zemrën, shkruan Indeksonline.
Gjatë ditës ajo ka publikuar një fotografi intime, teksa shihet duke shkëmbyer puthje me të fejuarin e saj.
Ndërkohë ndjekësve të saj u është ‘sosur’ durimi të cilët kanë fyer atë me fjalët më të rënda me të kuptuar se i fejuari i saj nuk është shqiptar.
Megjithatë, Adelina duket se po shijon këto ditë dimri si mos më mirë.
Ajo për miqtë e saj ka prezantuar veturën e saj luksoze, e cila duket shumë e bukur apo jo?! /Indeksonline/