14:00 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Adelina Thaçi infektohet me koronavirus

Këngëtarja e njohur kosovare, Adelina Thaçi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Këtë e ka konfirmuar vet këngëtarja përmes një apeli për kujdes në llogarinë e saj në facebook, ndërsa dhe ka treguar disa nga simptomat së cilës i janë shfaqur në ditët paraprake.

Më poshtë postimi i plotë:

”Të dashur miq e familjarë,

Pas kaq muajve te kujdesit maksimum nga ky virus, pa dalë asnjëherë pa maska, pa dorëza, besa tre muajt e parë as nga shtëpia. Në mesin e kësaj popullate kemi kaq shumë njerëz të papërgjegjshëm që i hasim dhe e fshehin infeksionin pa asnjë fije turpi.

Unë hasa në këto simptoma

Para dy dite, pra:

Lodhje të madhe të trupit

Dhembje të syve lartë, poshtë, anash, kokëdhimbje dhe qafa. Unë s’kam humbje të shijes e as të nuhatjes, jo koll.

Temperaturë 37.5

Pra këto ishin simptomat e mija.

Dhe e bëra testin, ku para pak çastesh më rezultoi pozitiv”, thotë ajo.

Artistja e njohur poashtu ka edhe një mesazh për të infektuarit me koronavirus.

”Ju lutem mos fshehni që jeni me virus, mos dilni pa masa mbrojtëse, e ju njerëz që e fshihni duhet marre me ju ardhë, e që e di që jeni të shumtë!

Me respekt Adelina Thaçi-Meta”