Adem Demaçi do varroset me ceremoni shtetërore
Veprimtari i çështjes kombëtare dhe ish i burgosuri politik, Adem Demaçi ka ndërruar jetë. Ceremonia për varrimin e tij do të jetë shtetërore.
Por, mësohet se për çështjet teknike tashmë po bëhen planet.
Demaçi u lind në vitin 1935, por zyrtarisht babai i tij Zeqiri e regjistroi më 26. 02. 1936. U rrit në rrethana tejet të varfra, tipike për shqiptarët e asaj kohe, në fshatin Lupç.
Ndryshe, ai është autor librash, por një detaj interesant është që ai kishte vendosur që emri i tij autorial të shkruhej vetëm me ADEM DEMA. Kur qe pyetur një herë se përse ka vendosur të shkurtojë mbiemrin, kishte thënë ngase gabojnë kur e shkruajnë, nga Ç në Q.