23:27 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Adem Demaçi me bashkëshorten e bëjnë shqiponjën për ditëlindjen e 82-të

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, në kremtimin e ditëlindjes së tij, është kujdesur t’i përshëndesë miqtë e tij në mënyrë të veçantë.

Djali i tij, Shqiptari, ka publikuar një foto ku Baca Adem ka pozuar duke bërë shqiponjën me duar, një gjest që simbolizon shqiponjën dhe identitetin shqiptar.

“Pershendetje per te gjithe miqte e fcb me kete foto (autor foto “Canon” – Lada)”, ka shkruar Shqiptari në Facebook.

Adem Demaçi është personaliteti që ka vuajtur dënimin më të gjatë në burgjet e ish-Jugosllavisë, i dënuar nga regjimi pushtues për veprimtarinë e tij atdhetare shqiptare./Indeksonline/