15:27 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Adem Salihaj e quan Hazirin vegël të Thaçit brenda LDK-së

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Adem Salihaj e ka akuzuar tërthorazi bashkëpartiakun e tij kryetarin e Gjilanit Lutfi Haziri, se po i bën ‘argat’ presidentit Hashim Thaçit.

“Në ndërkohë, tashmë u paraqitën me prononcime edhe veglat e Thaçit brenda LDK-së të cilët në momentet e fundit, po mundohen ta shpëtojnë lëkurën e tij”, ka thënë Salihaj.

Postimi i plotë:

Hashim Thaçit iu çorr maska dhe po i shihet qartë fytyra e tij e tradhëtisë,fytyra e nje vegle të thjeshtë të Serbisë për ta shkatërruar shtetin e Kosovës. I gjendur para një situate kur tashmë të gjithë e panë fytyrën e tij të vërtetë dhe i mbetur pa asnjë përkrahje te shqiptarët ,ai po vrapon të gjejë mirëkuptim te maqedonët dhe malazezët.
Në ndërkohë ,tashmë u paraqitën me prononcime edhe veglat e Thaçit brenda LDK-së,të cilët, në momentet e fundit, po mundohen ta shpëtojnë lëkurën e tij. Madje,ata po dalin edhe më militantë se vetë militantët e PDK-së,sepse tashmë, edhe brenda partisë së tij, Thaçi e ka humbur perkrahjen.