22:56 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ish-deputeti i LDK-së: Pse nuk mund të rrëzohet Qeveria nga Lista Serbe pasi edhe u formua nga ajo?

Ish-deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Adem Salihaj ka thënë se nëse Qeveria e Kosovës është formuar dhe ka mbijetuar me ndihmën e Listës Serbe, atëherë pse nuk bën që ajo të rrëzohet me ndihmën e Listës Serbe.

Sipas Salihajt, nëse është e dobishme për Kosovën që të rrëzohet kjo qeveri, atëherë nuk është e rëndësishme se si rrëzohet ajo, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Nëse është e dobishme për Kosovën që të rrëzohet kjo qeveri, atëherë nuk është e rëndësishme se si rrëzohet ajo.
Nëse kjo qeveri është formuar dhe ka mbijetuar vetëm me ndihmën e Listës serbe, atëherë pse nuk bën ajo të rrëzohet me ndihmën e Listës serbe dhe të krijohet një qeveri me shumicë shqiptare.
Vetëm duhet analizuar dhe gjetur momenti i duhur.
Të tjerat janë pallavra.