11:56 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ish deputeti i LDK-së e han foren e Fake News, për një lajm të rrejshëm të Majlinda Kelmendit

Ish deputeti i LDK-së, Adem Salihaj e ka marrë seriozisht një lajm Fake News të shpërndarë në rrjetet sociale. Salihaj ka bërë një reagim në faqen e tij në Facebook duke reaguar ndaj një deklarate të rrejshme, të krijuar nga portalet fake në Kosovë.

Xhudistja kosovare nuk ka fare llogari personale në Facebook, gjë për të cilën Indeksonline më herët kishte raportuar.

Portali misterioz i quajtur Framepress fabrikon lajme të rrejshme, sa për të tentuar të përfitojë pak para nga klikimet.

Indeksonline sygjeron Adem Salihajn dhe secilin politikan, apo person të rëndësishëm në Kosovë që mos të informohen nga portale të tilla të cilat kanë karakter përçarës e keqbërës./Indeksonline/