13:06 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ademi priti anëtarët dhe ish-futbollistët e Kosovës (P)

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur sot në zyrën e tij anëtarët dhe ish-futbollistët e KF “Kosova” Prishtinë, klub në të cilin deri në zgjedhjen si president i FFK-së, Ademi dha kontributin e tij me vite të tëra.

Në këtë takim ishin të pranishëm Lutfi Zariqi, Shaip Avdyli, Bekim Nura (Zika), Shpend Sopjani dhe Lulzim Berisha, të cilët e uruan dhe e përgëzuan presidentin Ademi për punën që po e bën në krye të FFK-së.

Gjatë këtij takimi u shkëmbyen edhe kujtimet nga ditët e lavdishme të KF “Kosova” (P), e cila për shumë vite ishte pjesë e elitës së futbollit kosovar, duke qenë edhe shembull për organizim dhe lojëra cilësore./IndeksOnline/