75 Mall Live Search
18:54 / E Hënë, 01 Shtator 2025 / Z S

Ademi: Stadiumi “Fadil Vokrri” është plotësisht i gatshëm për ndeshjen kundër Suedisë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka njoftuar se stadiumi “Fadil Vokrri” është gati për ndeshjen kundër Suedisë.

Ai ka thënë se fusha është përgatitur me kujdes dhe është në gjendje shumë të mirë.

Postimi i plotë:

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ është plotësisht i gatshëm për ndeshjen kundër Suedisë.

Për ditën e hënë, 8 shtator, kur edhe do të luajmë ndeshjen e parë si vendas në ciklin kualifikues për Botërorin 2026, fusha është përgatitur me kujdes dhe është në gjendje shumë të mirë, duke garantuar kushte të përshtatshme për lojtarët dhe një lojë cilësore.

May be an image of soccer