10:10 / E Hënë, 19 Dhjetor 2022 / B O

Ademi takon Arda Turan dhe bashkëpronarin e “Nusret”: Që të dy janë me origjinë shqiptarë

Kreu i Federatës së Kosovës në Futboll, Agim Ademi, ka takuar dy emra të njohur në Katar.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Ademi tregon që ka bashkëbiseduar me ish-futbollistin Arda Turan dhe bashkëpronarin e rrjetit të restoranteve të famshme “Nusret”, Mitko Muriç.

Madje, kreu i FFK-së jep një detaj interesant, duke shtuar se që të dy janë me origjinë nga trojet shqiptare.

Statusi i plotë:

Kisha kënaqësinë që të bashkëbisedoja me ish-futbollistin e famshëm Arda Turan dhe Mithat Mitko Muriç, bashkëpronarin e rrjetit të restoraneve të famshme “Nusret”.
Që të dy janë me origjinë nga trojet shiptare. Mithat Mitko Muriç është nga i njëjti vend nga vjen edhe familja e portierit të Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç.