19:37 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Administrata e Trump tregon nëse kanë në plan ndërtimin e rrjetit 5G

Administrata e Trump gjatë ditës së hëne ka punuar rreth sqarimit nëse aktualisht po përgatiten për të ndërtuar rrjetin ultra të shpejtë për wireless 5G.

Në diskutim është paraqitur propozimi nga një zyrtar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, i cili bëri thirrje që qeveria amerikane të nacionalizojë në mënyrë efektive një pjesë të sektorit të telekomit-një largim radikal nga politika aktuale, në mënyrë që të luftojnë ndikimin kinez.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë treguan se ende nuk ka ndonjë gjë zyrtare sa i përket lansimit të këtij rrjeti dhe ndoshta nuk do të ketë kurrë.

Ajit Pai nga Komisioni Federal i Komunikimeve tha se kundërshton lansimin e rrjetit 5G.

“Unë kundërshtoj propozimin për të ndërtuar rrjetin kombëtar 5G. Leksioni kryesor për t’u tërhequr nga zhvillimi i sektorit të telekomit gjatë tre dekadave të fundit, duke përfshirë udhëheqjen amerikane në 4G, është se tregu dhe jo qeveria është pozicionimi më i mirë për të nxitur inovacionin dhe investimet”, kishte thënë Pai./Indeksonline/

Temat: