22:05 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kompania e njohur sjellë pamjet se si duket 5G

Kompania kineze Xiaomi ka sjellë pamjet e para se si duket 5G në njërin nga telefonat e saj.

Ata kanë postuar një video të telefonit më të suksesshëm të kësaj kompanie ‘Mi Mix 3’, transmeton Indeksonline.

Aty fokusohet logoja e 5G, po ashtu gjatë videos i ndërrohen ngjyrat e ekranit të telefonit.

Vlen të theksohet se Xiaomi ende nuk e ka sjellë 4G tek telefonat e saj në Evropë. Prandaj në komentet e videos kërkohet që fillimisht të sillet 4G në Evropë para se të bëhet 5G në kontinentet tjera.

Xiaomi këtë vit ka qenë shumë e suksesshme, duke u pozicionuar e katërta në listën e kompanive që kanë shitur më së shumti telefona.

Kompania e parë që pritet të sjellë një telefon me 5G do të jetë OnePlus./Indeksonline/

Temat: