15:46 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Adnan Januzaj lidhet me një kalim shokues te ish-kampioni i Premier Leagues

Paraqitjet e Adnan Januzajt në Kupën e Botës kanë bërë që Leicester City të lidhet me transferimin e tij, shkruan IndeksOnline.

”Djajtë e Kuq” mund ta përfshijnë anësorin nga Kosova në marrëveshjen për mbrojtësin, Harry Maguire.

23-vjeçari u transferua në Real Sociedad verën e kaluar për 8 milionë funte, teksa është huazuar më parë edhe te Sunderlandi dhe Borussia Dortmundi.

Sipas gazetarit belg, Niels Porssonnier, paraqitjet e tij në Botëror – përfshirë edhe golin ndaj Anglisë, e kanë shtyrë Leicester Cityn që ta zëvendësojë Riyad Mahrezin e larguar me Januzajn.

Algjeriani më në fund u largua nga ”King Power Stadium” drejt Man Cityt, teksa ”Dhelprat” me 60 milionë funtet e gjeneruara janë në kërkim të pasardhësit të tij.

Manchester Unitedi ka klauzolën e ri-blerjes së Januzajt, të cilën mund ta aktivizojë dhe ta përfshijë atë në ofertën për Maguire./IndeksOnline/