Adnan Januzaj me probleme shëndetësore
Adnan Januzaj është duke u përballur me një lëndim. Sipas mediave spanjolle, kosovari me nënshtetësi belge ka kryer një rezoancë magnetike dhe është zbuluar se ka probleme të kockave në të dyja anët e nyjeve.
Ky lëndim pritet ta lë kosovarin jashtë fushave për një kohë të gjatë, transmeton IndeksOnline.
Ai ka filluar me stërvitje të lehta dhe me mjekim, por për shërim kjo do të merr shumë kohë.
Januzaj u transferua në Real Sociedad nga Manchester Unitedi gjatë këtij sezoni./IndeksOnline/