14:01 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

FIFA ia përkujton Serbisë “tmerrin” që ia shkaktoi Shaqiri

FIFA ka publikuar katër momentet emocionuese të Kupës së Botës në stadiumin e Kaliningradit.

Në mesin e këtyre janë edhe dy golat e futbollistëve shqiptar, ai i Shaqirit kundër Serbisë dhe i Adnan Januzjat kundër Belgjikës.

Shaqiri shënoi në minutat e fundit golin e fitores kundër Serbisë, ku më pas festoi edhe me “shqiponjë”, ndërsa goli i Januzajt ishte spektakular në fitoren minimale të Belgjikës kundër Anglisë.

Më poshtë janë katër momentet më emocionuese në stadiumin e Kaliningradit gjatë Kupës së Botës.

Goli i Xherdan Shaqirit kundër Serbisë

Humbja e penalltisë nga Aspas kundër Rusisë

Supergoli i Adnan Januzajt kundër Anglisë

Goli nga penalltia i Luka Modric kundër Nigerisë