15:05 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

Adoleshentja që u pranua në 50 kolegje dhe fitoi 1 milion dollarë bursë

Në një kohë kur një skandal masiv i pranimeve të kolegjit po bën shumë njerëz të humbin besimin në idenë që puna e vështirë ju shpërblehet, një adoleshente e Gjeorgjisë, e cila u pranua në më shumë se 50 kolegje dhe iu ndanë më shumë se 1 milion dollarë në financimin e bursave ka dhënë shpresë për disa njerëz.

“Kjo me të vërtetë nxiti besimin dhe vetëbesimin tim sepse sinqerisht nuk mendova se mund të arrija një synim kaq i madh”, tha Jakelia Baker, 17 vjeçe, për “Good Morning America”.

Baker, e cila është në klasën e C. Laney High School në Augusta, Gjeorgji, tha se ajo aktualisht ka 4.1. GPA (grada shkollore).

Përveç kësaj, ajo ka kohë të luajë volejboll, basketboll, golf, tenis, futboll, gjithashtu në grupin e marshimit, ekipin e matematikës dhe të tjera.

Kur u pyet se si ishte në gjendje t’i bënte të gjitha këto gjëra dhe t’i ketë notat e larta, adoleshentja tha se ka hequr dorë nga jeta e saj shoqërore, përfshirë ndejat.

Por, mospjesëmarrja e saj në ndejat e shkollës së mesme për të studiuar dhe luajtur sporte përfundoi duke fituar një shumë prej 1.3 milion dollarësh në financimin e bursave.