14:16 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Adresimi i Kryeparlamentarit Veseli për ditën e pavarësisë (Video)

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka uruar 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës me një adresim të veçantë për qytetarët e Kosovës.

“Ne jemi gjenerata më fatlume që patëm nderin të jemi pjesë e madhërishme e rrëfimit për ndërtimin e shtetit tonë të pavarur dhe sovran. Më e fuqishme dhe më e sigurt në rrugën e euro-atlantikut Në këtë dhjetëvjetor të pavarësisë, të gjithë jetojmë më mirë , prindërit tanë jetojnë më mirë, fëmijët tanë janë të lumtur “, thuhet në adresimin e kryeparlamentarit Kadri Veseli për ditën e pavarësisë.

Por, ai ka shtuar se të gjithë janë të vetëdijshëm për sfidat që vendi ka përpara, ndërsa është shprehur se duhet bërë kthesa e madhe e transformimit ekonomik të Kosovës. “Ky është misioni ynë i përbashkët në dekadën e dytë të pavarësisë”, ka thënë ai. Veseli ka siguruar që Shteti i Kosovës do të ruhet dhe do të fuqizohet për të ardhmen e fëmijëve të Kosovës, të cilët, tha ai, do ta trashëgojnë këtë tokë të bekuar, të lirë dhe sovrane. Linku i videos:

Temat: