21:51 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Aeroplani i Merkel bën ulje emergjente

Aeroplani i kancelares gjermane Angela Merkel u detyrua të bënte një ulje emergjente pak pasi u nis për në Samitin e G20 në Argjentinë.

A340 që mbante Merkelin dhe delegacionin gjerman në Buenos Aires u detyrua të ulej menjëherë pas largimit nga Berlini për shkak të problemeve teknike.

Kapiteni i aeroplanit tha që ai vendosi të ndërronte aeroplanin në aeroportin e Köln-Bonn në Gjermaninë veriperëndimore pas ‘keqfunksionimit të disa sistemeve elektronike’. /IndeksOnline.