10:37 / E Hënë, 15 Gusht 2022 / B O

Aeroplani privat, sfida e radhës mes Piques e Shakirës!

Telenovela mes Gerard Piquè dhe Shakira vazhdon me episode të reja. Çifti i përbërë nga mbrojtësi i Barcelonës dhe këngëtarja kolumbiane është ndarë prej pak muajsh, por gjithsesi lajmet për të dy vazhdojnë të dalin nëpër gazeta (spanjolle, por jo vetëm).

Pas asaj që ka të bëjë me kujdestarinë e fëmijëve, Milan dhe Sasha, me vendimin për t’i lënë ata të kalojnë dy javë në Barcelonë, pavarësisht dëshirës së këngëtares për t’i mbajtur në Miami, tashmë ka edhe një mosmarrëveshje të re mes lojtarit dhe yllit të pop-it.

Duke qenë se divorci përfshin edhe ndarjen e pasurive materiale, tani problemi nuk janë festat e fëmijëve, por kush nga të dy do të marrë avionin privat. Siç tregon AS, duke raportuar një lajm nga “PrensaLibre”, problemi i fundit në fakt ka të bëjë me avionin që të dy kanë blerë disa vite më parë dhe kanë përdorur për udhëtimet e gjithë familjes.

Një objekt luksi, që vlen shumë: 20 milionë euro. Dhe me sa duket askush, as Pique dhe as Shakira, nuk janë të gatshëm ta dorëzojnë. Bëhet fjalë për një “Learjet 60XR”, me përmasa mesatare, me kapacitet të brendshëm 10 pasagjerë.

Mirëpo, çështja është se me kalimin e viteve është modifikuar interieri për të plotësuar kërkesat e bëra nga lojtari dhe këngëtarja. Ndër opsionet shtesë është një tavolinë për të ngrënë të gjithë bashkë, por edhe një televizor plazma për lojëra dhe për argëtimin e Milan e Sasha.

Duke qenë se asnjëri prej tyre nuk ka ndërmend të dorëzohet, tani fjala iu shkon avokatëve. Një tjetër problem, përveç atij të fëmijëve, i cili është zgjidhur përkohësisht për muajin gusht, por që ndoshta do të jetë në qendër të diskutimeve për ndarjen.

Këngëtarja do të dëshironte t’i merrte përgjithmonë me vete në SHBA dy djemtë, ndërsa futbollisti argumenton se do të ishte e padrejtë t’i largonte fëmijët nga babai i tyre, por edhe nga Barcelona, ​​qyteti ku kanë lindur dhe ku i kanë të gjitha miqësitë. I vetmi ngushëllim? Që avioni privat, të paktën, të mos ketë nevoja të veçanta apo të vuajë kur t’i caktohet përfundimisht Shakirës apo Pique…