13:55 / E Enjte, 30 Qershor 2022 / AR

Aeroplani që bartë 5000 pasagjerë i cili qëndron vite të tëra në ajër “Sky Cruise”: Me energji bërthamore 5000 njerëz, tërë jetën në qiell

Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi

Shkenca dhe inteligjenca artificiale tanimë mundësuan edhe qëndrimin e përjetshëm të aeroplanit në qiell.  Qoftë një imagjinatë me mendje, utopi apo një vështrim në të ardhmen, Anija kozmike në shiqim të parë, ajo që tregon Hashem Al-Ghaili në një video në kanalin e tij në YouTube  duket si një film reklamues i menduar dhe tingëllon me shumë çmenduri. Ne kemi shumë zhvillime dhe inovacione në sfera të shumta shkencore, por asnjë prej tyre nuk ka kaluar kulmin e inteligjencës progresive.

Videon mahnitëse, mund ta shikoni këtu:

Koncepti i nje mrekullie shkencore, fillimisht erdhi nga Tony Holmsten kurse Al-Ghaili e mendoi atë dhe e realizoi në vepër.

Shifet si një aeroplan gjigant i cili është i tillë, sepse ky bartë 5000 mysafirë si në hotelin më luksorioz që në hapsirën e tij ka një sallë panoramike sipër njësisë së bishtit, dhe  nga e cila pasagjerët posedojn një pamje të gjithanshme. Kurse gjithanshmëria kryesore e argëtimit strehon dyqane, palestra, pishina, restorante, bare, kënde lojërash për fëmijë, teatro dhe kinema. Aeroplani ka në mbrendi të tij spitalin më modern të të gjitha kohërave me apartur e cila regjeneron qelizat biologjike. Ne këtë Aeroplan nuk i mungon askujt asgjë në jetën e përditëshme.

Hoteli fluturues duket se është i përgatitur edhe për evente biznesi apo ahengje kolosale por edhe për momente tjera.

Me energji bërthamore në ajër vite të tëra

Nëse Anija njëherë ngritet në ajër ajo nuk ka nevojë të zbret asnjeherë në tokë. Shiqoni me vëmendje, çfarë jete është e koncipuar. Videoja ka një përgjigje të thjeshtë, njëzet turbina elektrike të fuqizuara nga energjia bërthamore. “Një reaktor i vogël bërthamor përdor shkrirje bërthamore shumë të kontrolluar për ti siguruar hotelit qiellor energji të pafund.” Avionit nuk mund ti mbarojë karburanti asnjëhetë, duke e lejuar atë të qëndrojë në ajër për disa vite pa pasur arsye të ulet.

Pasagjerët, ushqimet dhe furnizimet e tjera arrijn në Aeroplan me avionë të rregullt, të koncepuar për ktë akcion. Ata thjesht ankorohen në aeroplanin e madh të hotelit. Mirëmbajtja dhe riparimet kryhen gjithashtu në këtë mënyrë.

Me kaq shumë ide vizionare, nuk është më për tu habitur se aktivitetet duhet të kontrollohet në mënyrë autonome. Kur e pyeten krijuesin e kësaj vepre se sa njerëz do të duheshin për të fluturuar me këtë aeroplan gjigant, Al-Ghaili u përgjigj: “E gjithë kjo teknologji dhe ju ende kerkoni pilotë?”

Prandaj në kuptojm se Aeroplani dhe tërë levizjet teknike kryhen me ndihmen e inteligjences artificiale e cila është në gjendje të veproj edhe me gjërë.

Ne ende nuk jemi njoftuar se sa mrekullira shkencore të krijuara nga inteligjenca artificiale na rethojn  dhe ne nuk i kemi kuptuar ato ende.

Sidoqoftë kush ndihmon progresivitetin e inteligjences artificiale, kush ndërtoi Aeroplanin dhe për çfarë është krijuar një fenomen i tillë, sa do të krijohen mëtutje, mbetet për të pritur.