09:54 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Afati dimëror e sjellë Pepen në Premier League

Me marrëveshje të përbashkët, Pepe ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin turk, Besiktas.

Pas largimit nga Turqia, Pepe mund t’i bashkohet Wolves në afatin kalimtar dimëror, gjithnjë sipas mediumit portugez, Record.

35-vjeçari u largua nga Besiktasi shkaku i pagës së tij të lartë, të cilën klubi nuk mund ta përballonte.

View this post on Instagram

Let’s do it @besiktas ? #Pepe5 #P3PE #NoBadDays

A post shared by Pepe (@official_pepe) on

Dhe tani kjo nënkupton se ai mund t’i bashkohen Wolves me parametra zero, transmeton IndeksOnline.

Skuadra e sapo promovuar në Premier League e kishte kërkuar Pepen edhe gjatë afatit kalimtar veror.

Pepe, gjithashtu, është klient i Jorge Mendes, agjent, i cili menaxhon disa prej yjeve të Wolves si Ruben Neves dhe Diogo Jota.

Pepe do të ishte shtesë e mirë për skuadrën e Wolves duke u bazuar në sezonin e mirë që është duke e bërë skuadra angleze.

Pas 17 ndeshjeve të zhvilluara, Wolves renditet në vendin e 7-të aktualisht./IndeksOnline/