23:38 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Afera me pornostaren, arsyeja pse Melania nuk e përcolli Trumpin në Davos (Foto)

Zonja e Parë e Shtëpisë së Bardhë, Melania Trump ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në Muzeun e Holokaustit në ShBA. Kjo ka qenë vizita e parë e vetme qëkur u publikua historia se presidenti Donald Trump ka pasur një aferë me pornostaren Stormy Daniels, transmeton Indeksonline.

Shtëpia e Bardhë nuk ka thirrur gazetarët që ta përcjellin këtë vizitë të Melanias, por kjo më pas u bë e ditur nga një shkrim i zëdhënëses së Zonjës së Parë, në twitter.

Mediat e huaja raportojnë se Melania ishte paraparë ta përcjellte Trumpin në Forumin Botëror të Ekonomisë në Davos, porse zëdhënësja e saj ka bërë me dije se “për shkak të agjendës së ngarkuar, Melania Trump nuk mund të marrë pjesë atje”.

Qëkur mori titullin e Zonjës së Parë, mediat e shënuan atë si kryesoren, në secilën paraqitje të saj. Por, javët e para të vitit të ri e goditën atë më së shumti.
Ishte gazeta njujorkeze “The Wall Street Journal” ajo që publikoi për herë të parë raportin se avokati i Trump, Michael Cohen i kishte paguar 130 mijë dollarë pornostares që mos të fliste rreth aferës me presidentin, gjatë zgjedhjeve të 2016-ës, transmeton Indeksonline.

(Stephanie Clifford e njohur si Stormy Daniels)

Cohen ka mohuar se Trump ka pasur lidhje seksuale me Daniels, por që asnjëherë nuk ka mohuar ta ketë bërë atë pagesë.

Daniels, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, kishte dhënë detaje rreth lidhjes së saj me Trump në një intervistë në vitin 2011, në emisionin “In Touch Weekly”, por kjo intervistë nuk ishte publikuar kurrë, deri më 12 janar të këtij viti.

Aktorja e filmave për të rritur ka thënë se ajo dhe biznismeni multi-miliarder, fillimisht u lidhën në vitin 2006 në një hotel në Nevada dhe vazhduan ta takonin njëri-tjetrin edhe gjatë vitit 2007./Indeksonline/