22:27 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

Afërdita dhe Diellza shtyejnë ‘Mimaratonën’ në shenjë respekti për Vokrrin (Foto)

Nesër është parashikuar të mbahet eventi ‘Minimarathona5km’ që organizojnë çdo vit Afërdita Paqarada e Diellza Kolgeci, shkruan Indeksonline.

Mirëpo për shkak të vdekjes së hershme e kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri është shtyer ky aktivitet.

Këtë e kanë bërë të ditur vet organizatoret përmes një statusi në llogarinë Facebook.

“Njoftojme te gjithe pjesemarresit e “Minimarathona5km” qe neser me daten 10 Qershor nuk do te mbahet aktiviteti sportiv ne shenje respekti per legjenden e sportit kosovar Fadil Vokrri. “Minimarathona5km” do te mbahet me 17 Qershor ne ora 12:00h. Ju faleminderit per mirekuptim dhe perkrahje”./Indeksonline/