19:05 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kaq para mblodhën Afërdita Paqarada e Diellza Kolgeci nga “Minmaratona” këtë vit (Foto)

Edhe këtë vit mbajt vrapi tradicional 2018, event që organizojnë dy modelet e njohura Afërdita Paqarada e Diellza Kolgeci e që ka për qëllim grumbullimin e fondve përmes shitjes së numravë që i adresohen kategorive të caktuara, e këtë vit do të shkojnë për sportistët e rinj të cilët nuk kanë mundësi të zhvillojnë aktivitetin e tyre në mungesë të mjeteve, shkruan Indeksonline.


Dy organizatoret sot kanë bërë të ditur se kë kanë përgjedhur t’u ndihmojnë dhe sa para janë grumbulluar nga ky edicion.

“Vesa Gjinaj-tenisere dhe Arlind Morina -basketbollist, jane sportistet e rinje te perzgjedhur nga Minimaratona5km-2018, te cilet perfituan nga 772€ qe ne total u mblodhen 1544€ nga shitja e numrave. Ju urojm shume suksese ne te ardhmen”, shkruhet në postimin në rrjetin social Facebook , në faqen e eventit “Minimaratona5km”./Indeksonline/