20:39 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Diellza dhe Afërdita edhe këtë vit sjellin traditën me ‘Ballon Shqiptare’

Shumë shpejtë do të mbahet edicioni i katërt i eventit “Ballo Shqiptare” nën organizimin e dy ish-misseve Afërdita Paqaradës dhe Diellza Kolgecit. Organizim ky që frymon me gjuhën autoktone shqiptare. Krejt kjo për të ruajtur vlerat e tradicionales, shkruan Indeksonline.

Këtë e kanë bërë të ditur vet organizatoret përmes rrjeteve të tyre sociale. Kjo ngjarje këtë vit do të mbahët më 14 dhjetor, ndërsa do të vazhdojnë me shpalosjen e vlerave tradicionale shqiptare.

“Me vjen mire qe te pakten me organizimin “Ballo shqiptare” une dhe mikesha ime AferditaPaqarada kemi arrit ti rrikthejm veshjet kombetare si vlere tradicionale dhe qe ato kane fillu te perdoren per raste, organizime te vecanta…

Tradita shiptare eshte trashegu nga brezi ne brez ka qene thjesht popullore dhe tani ne kohet moderne e kemi te veshtir pak sa te ndajme se cila tradit eshte e jona e cila eshte e mbjellur nga popuj tjere qe ishin pushtues te trojeve tona… Ballo shqiptare prezenton disa nga vlerat qe ne kemi andaj mos ti harrojm ato sepse vertet jane vlera me te cilat duhet te krenohemi.”, ka shkruar Diellza në Facebook.

Ndërsa Afërdita tregon se edhe këtë vit çdo gjë do të frymojë shqip.

“Ballo Shqiptare2018- 14 Dhjetor. Tradita vazhdon, per here te katert radhazi do te shpalosim vlerat tradicionale Shqiptare ne muzike , vallezim, veshje dhe ushqim. Cdo gje do te frymoj Shqip”./Indeksonline/