22:45 / E Enjte, 21 Dhjetor 2023 / L K

“Afërsia me Bucin” – Publiku i bën pyetjen që nuk e priste Santiana

Darka e banorëve të nominuar i ka ndeshur konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, me pyetje nga më të ndryshmet të bëra nga publiku.

“Afërsia e jote me Bucin, a e konfirmon se ti nuk mund të bësh lojë vetëm?”, ka qenë një pyetje drejtuar Santianës.

“Jo nuk e konfirmon se nuk mund të bëj lojë vetëm. Me kënd kam ndejt nga fillimi, do vazhdoja të rri me ta deri në fund. Fatkeqësisht Besin nuk e kam brenda më, se do rrija me të akoma”, ka thënë Santiana.

“Me Bucin s’kam hyrë këtu, dhe rri me të se më pëlqen si njeri, si shok, si tip, kuptohem shumë mirë me të. E kam më të veçantë”, ka shtuar ajo.