09:25 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Afro 1 mijë gazetarë po përcjellin nga afër Samitin e Sofjes (Foto)

Rreth 1 mijë gazetarë bullgarë dhe të huaj po përcjellin nga afër Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë.

Kjo gjë është bërë e ditur nga Presidenca Bullgare e Këshillit të BE-së, raporton Indeksonline.

Në këtë Samit pjesëmarrës janë edhe përfaqësuesit e Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj si dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, kësisoj nuk mungojnë as gazetarët e Kosovës./Indeksonline/