13:15 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Afrohet 1 shkurti, WhatsAppi s’do të funksionojë më për këto modele të iPhonet

Miliona përdorues të telefonave nuk do mund të përdorin më WhatsAppin, pas një ndryshimi që pritet të vijë në këtë aplikacion.

Versionet e vjetra të pajisjeve Android dhe iOS nuk do kenë mundësi të hyjnë në aplikacionin që është në pronësi të Facebookut nga 1 shkurt.

WhatsAppi tha se kjo lëvizje ishte e nevojshme për të siguruar përdoruesit e këtij aplikacioni, të cilët këshillohen të përdorin sistemin e ri operativ mobil që mbështet smartphone-in e tyre.

Këto janë disa iPhone te të cilët WhatsAppi nuk do funksionojë më:

iPhone 6/ iPhone 6 plus
iPhone5/ iPhone 5s/ iPhone 5c
iPhone 45
iPhone 4 dhe më të vjetër se ai

Te sistemi Android, telefonat që kanë një version më të vjetër se 4.0.3, do të përfshihen në këtë ”ndalim”. Shumë prej pajisjeve të lëshuara para vitit 2011, janë në gjendje të marrin sistemin e ri operativ, kështu që pronarët mund të vazhdojnë të përdorin WhatsAppin.