Afrona gati për botërorin, në njërin krahë Zvicrën në tjetrin Shqipërinë (Foto)
Modelja Afrona Dika shpesh ka treguar që është një adhuruese e futbollit. Duket që këtë gjë e ka të përbashkët edhe me të fejuarin e saj Blero.
Ajo sot në llogarinë Instagram ka postuar një fotografi ku shihet veshur me një bluzë ku janë dy simbolet shtetërore të Shqipërisë dhe Zvicrës, e në duar mban flamujt e të dyja shteteve.
“Kush është gati për Kupën Botërore 2018”, ka shkruar modelja përbri fotografisë./Indeksonline/