08:20 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Afrona uron nënën për ditëlindje me këtë fotografi, duken si motra (Foto)

Të famshmit gjithnjë ndajnë momente qoftë të hidhura, por edhe të gëzuara me ndjekësit e tyre në rrjete sociale.
Edhe modelja Afrona Dika, përmes llogarisë Instagram ka uruar nënën për ditëlindje.

Ajo ka postuar një fotografi teksa shihen në një xhami të mbuluara me nga një shami të zezë, e ku shkruan:

Pa ty në jetën time, nuk e di ku do të isha sot. Ti më kë mësuar të gjitha mësimet e rëndësishme: për të punuar shumë, për të respektuar të tjerët, për të mos lënë kurrë ndjenjat, dhe për të qenë e lumtur pa marrë parasysh çka ndodhë. Jam kjo që jam falë tej.Në këtë ditëlindje, dua të falendëroj për të gjitha gjërat që kë bërë për mua! Gëzuar ditëlindjen Mami❤

Ndryshe të dyja po duken si motra./Indeksonline/