75 Mall Live Search
23:09 / E Enjte, 01 Gusht 2024 / Gj. Sh

Agim Ademi i bën një premtim të madh kryetarit të Dragashit

Sot në qytetin e Dragashit, është inauguruar fusha e stadiumit të qytetit, bashkëpunim ky mes Komunës së Dragashit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili i ka bërë një premtim të madh Kryetarit të Dragashit, Bexhet Xheladinit, shkruan IndeksOnline.

Nga pamjet që janë realizuar nga Radio Sharri, Ademi para të pranishmeve tha se pasi të përfundojnë edhe punimet e tjera do ta sjellë Përfaqësuesen e Kosovës të luaj një ndeshje me skuadrën e Dragashit.

“Shumë shpejtë, pas përfundimit të këtij stadiumi, kryetarit të nderuar do t’ia bie këtu kombëtaren tonë, të luaj me ekipin e juaj.”, ishin fjalët e Agim Ademit./IndeksOnline/