17:24 / E Mërkurë, 15 Mars 2023 / Gj. Sh

Agim Ademi reagon pasi u shpall i pafajshëm nga Gjykata

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sot është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë, lidhur me akuzën për detyrim në bashkëkryerje.

Ademi dhe Rama akuzoheshin se në vitin 2012 kishin kërcënuar dhe sulmuar të dëmtuarin Dritëro Kadolli, duke i kërkuar të japë 30 mijë euro ose një “BMW X5”, shkruan IndeksOnline.

Pas këtij vendimi, ka ardhur reagimi nga Kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Ai ka thënë se në fund triumfoi e drejta duke thënë se ka qenë i akuzuar padrejtësisht për më shumë se 10 vjet.

Postimi i plotë:

NË FUND TRIUMFOI E DREJTA! Kam kënaqësinë të ndaj lajmin e mirë me ju që sot Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm mori aktgjykim lirues ndaj meje për akuzën që më rëndonte padrejtësisht. Gjykata Themelore në Prishtinë, me rastin e shpalljes së aktgjykimit lirues, ka theksuar faktin se me asnjë provë nuk është vërtetuar që unë kam kryer ndonjë vepër penale, për të cilën kam qenë i akuzuar padrejtësisht për më shumë se 10 vjet.Ju falënderoj të gjithë juve që keni besuar në punën time dhe në angazhimin tim, familjes për përkrahjen, e po ashtu falënderoj avokatët nga zyra e avokatëve ‘Hodaj & Partners’, që kontribuuan në zbardhjen e së vërtetës. Ky aktgjykim është motiv shtesë për mua që të vazhdoj angazhimin tim në ngritjen e futbollit të Kosovës në nivelet më të larta dhe të kontribuoj në përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë.I juaji Agim Ademi!/IndeksOnline/