75 Mall Live Search
09:28 / E Martë, 09 Qershor 2026 / A

Agim Bahtiri drejt kuvendit, megjithëse po mbetet prapa në Mitrovicë

Agim Bahtiri pritet të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Megjithatë, ish-kryetari i Mitrovicës po shënon performancë të dobët në komunën e tij. Sipas rezultateve nga rreth 20 për qind e votave të numëruara, Bahtiri renditet i teti me 983 vota, shkruan Indeksonline.

Ndërkaq, në nivel vendi ai renditet i 48-i në listën e kandidatëve të Vetëvendosjes, me gjithsej 2,320 vota të grumbulluara deri tani.

Pavarësisht këtij rezultati, trendi aktual i votave tregon se Bahtiri pritet të jetë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës. /Indeksonline/