Agim Çeku drejt kuvendit, pritet të sigurojë ulëse nga lista e Aleancës
Gjeneral Agim Çeku pritet të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës, bazuar në trendin e votave që po vazhdojnë të numërohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas renditjes aktuale në listën e Aleancës (AAK), Çeku renditet i teti, duke qenë në pozitë të favorshme për të fituar mandatin e deputetit.
Ndërkohë, sipas përllogaritjeve aktuale, Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj pritet të tërhiqen nga gara për ulëse në kuvend.
Kujtojmë se Aleanca ka siguruar rreth 7 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 7 qershor. /Indeksonline/

