15:44 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Agim Veliu bllokon zebrat, parkon veturën mbi trotuar (Foto)

Ndonëse ditë e diel, vetura e kreut të Podujevës, Agim Veliut është parë para ndërtesës së komunës.

Por, ajo që ka rënë në sy është vendi ku është parkuar kjo veturë.

Një lexuese e “Indeksonline” i ka dërguar redaksisë fotografinë ku vetura zyrtare e Veliut shihet e parkuar mbi trotuar, përpara dyerve të komunës.

Vetura ka zënë edhe rrugën ku qytetarët duhet të kalojnë zebrat.

/Indeksonline/