17:45 / E Shtunë, 21 Korrik 2018 / indeksADMonline

Agim Veliu lavdëron Batllavën, por nuk i largon mbeturinat që hidhen aty (Foto)

Liqeni i Batllavës është një nga bukuritë e shumta që ka komuna e Podujevës, të cilat kërkojnë kujdes dhe mirëmbajtje.

Kryetari i Podujevës, Agim Veliu nuk lë rast pa u lavdëruar me bukurinë e Batllavës dhe duke e promovuar vetëm anën që ai dëshiron, shkruan Indeksonline.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Veliu ka publikuar foto të liqeni të Batllavës të realizuar nga larg, duke shkruar “Pamje e mrekullueshme e Liqenit të Batllavës!”.

Por, pavarësisht fjalëve të Veliut, banorët e kësaj ane po ankohen për sasinë e madhe të mbeturinave që hidhen aty.

Ata thonë se nga mbeturinat po hidhen përballë liqenit, duke ia prishur hijeshinë që ka.

Shikoni fotot e mëposhtme dhe bëni krahasim mes pamjeve të publikuara nga Veliu dhe atyre të qytetarëve. /Indeksonline/