11:17 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Agim Veliu në “rrezik”!

Lidhja Demokratike e Kosovës në Podujevë nuk ka arritur ta sigurojë numrin e nevojshëm për të zgjedhur kryesuesin e Kuvendit Komunal.

Partia e cila udhëheq në këtë qytet ka gjithsej 15 asamblistë, së bashku me Partinë e Drejtësisë e cila ka 1 ndërsa subjektet opozitare janë shumicë.

PDK, AAK, Vetëvendosje dhe Balli Kombëtar ka 19 asamblistë. Kësisoj, Podujeva për herë të parë mund ta ketë një kryesues nga opozita.

Indeksonline ka provuar të kontaktojë me kryetarin Agim Veliun, mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur në thirrje telefonike.

Temat: