16:47 / E Enjte, 17 Mars 2022 / MSH

Agjencia Evropiane e Hapësirës pezullon projektin e përbashkët me Rusinë për në Mars

Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) ka pezulluar një program për në Mars, për të cilin po punonte në bashkëpunim me agjencinë ruse të hapësirës, Roscosmos.

Në një deklaratë, ESA tha se do të ishte e pamundur të vazhdonte bashkëpunimin me Roscosmos në misionin e saj rover “ExoMars”, i cili synon të kryejë kërkime të mëtejshme në sipërfaqen e Marsit.

Këshilli qeverisës iAgjencisë ka marrë këtë vendim unanimisht, si përgjigje ndaj zhvillimeve në Ukrainë.

“Ne shprehim keqardhjen e thellë për viktimat njerëzore dhe pasojat tragjike të agresionit ndaj Ukrainës”, thuhet në deklaratë. 

“Ndërsa njeh ndikimin në eksplorimin shkencor të hapësirës, ​​ESA është plotësisht në përputhje me sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga shtetet e saj anëtare”.

Roveri Mars, Rosalind Franklin, i prodhuar nga Britania, do të lëshohej në një raketë ruse në shtator dhe do të ulej tetë muaj më vonë duke përdorur pajisje ruse, shkruan BBC.

Muajin e kaluar, ESA tha se “sanksionet dhe konteksti më i gjerë” mbi pushtimin rus të Ukrainës kishin vënë një pikëpyetje të madhe praninë e shtetit në mision.