16:01 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Agjencia për Barazi Gjinore dënon vrasjen e gruas nga bashkëshorti në Pejë

Agjencia për Barazi Gjinore nga Zyra e Kryeministrit ka dënuar vrasjen e gruas ngas bashkëshorti i saj në Pejë.

Kjo Agjenci ka kërkuar dënim të menjëhershëm për autorin e vrasjes.

“Aktet e tilla janë të papranueshme për shoqërinë tonë dhe duhet të dënohen penalisht. Kërkojmë që rastet e tilla te mos përsëriten derisa kërkohet një vëmendje e shtuar nga institucionet përkatëse të sigurisë dhe drejtësisë”, thuhet në njoftimin e kësaj Agjencie.

“ABGJ kërkon që forca e ligjit, shtetit të së drejtës,të veproj në mënyre që rastet e tillë të mos përsëriten dhe aktorët e këtyre krimeve të dënohen në pajtim me ligjin”.