20:46 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Agjenda e ngjeshur e Barçës në afatin kalimtar dimëror

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde tashmë e ka të qartë se disa nga repartet e skuadrës së tij kanë ngecur këtë sezon.

Vëmendja tani është te afati kalimtar dimëror dhe se klubi sërish duhet të përforcohet.

Gabimet që janë bërë në afatin kalimtar veror janë shfaqur në repartin defanziv, ku Barcelona është duke u përballur me probleme të mëdha.

Image result for bartomeu

Një mbrojtës i majtë dhe një qendër-mbrojtës janë në listën e dëshirave për bordin dhe presidenti, Josep Maria Bartomeu ka pohuar se janë të koncentruar në tregun e transferimeve.

Por, kjo nuk nënkupton se klubi nuk është duke shikuar në mundësitë e përforcimeve në sulm dhe në pozitën e portit.

Valverde e filloi sezonin duke e ditur se nuk ka alternativë për Jordi Alban dhe me të riun, Miranda që nuk e ka bindur atë, derisa Vermaelen nuk është njeriu i duhur.

Image result for jordi alba

Largimi eventual i portierit rezervë, Cillessen është një problem, por jo edhe më i rëndësishmi.

Tani, objektivat primare të Barcelonës janë një qendër-mbrojtës dhe një mbrojtës i majtë, ku në janar, priten të zbarkojnë lojtarë të rinjë në ”Camp Nou”./IndeksOnline/

Temat: