07:16 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Agjenda e Vetëvendosjes në dy vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit

Me rastin e dyvjetori të vdekjes së aktivistit Astrit Dehari, Lëvizja Vetëvendosje bën Homazhe të varri i tij me fillim nga ora 10:00.

Pas kësaj Vetëvendosje poashtu do të zhvillojë vizitë te familja e aktivistit Astrit Dehari si dhe do të dhurohet gjak në mënyrë vullnetare në zyrën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton Indeksonline.

Agjenda e plotë me rastin e dyvjetorit të vrasjes së aktivistit Astrit Dehari:

. 10:00 – Homazhe te varri i Astritit

  • 11:00 – Vizitë te familja Dehari
  • 11:30 – Studentët e fakultetit të Mjekësisë bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe kolegët e tij fillojnë vizitën mjekësore në familjet e varfëra në Prishtinë dhe Fushë Kosovë (Ky aktivitet do bëhet edhe ne Prizren e Vushtrri)
  • 11:30 – Vendoset tabela me emrin e rrugës “Arbënor e Astrit Dehari”
  • 13:30 – Tribunë: ”Dy vjet pa Astritin, padrejtësia vazhdon”, te salla ceremoniale e Fakultetit Filologjik. Flasin: Xhelal Sveçla, Arben Vitia, Arlind Lika (mjek dhe shok i Astritit)
  • 15:00 – Dhurimi i gjakut – Dhurimi vullnetar i gjakut në zyrën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! (rr.Kasëm Haxhimurati, Prishtinë)