19:31 / E Premte, 29 Tetor 2021 / MSH

Agjenica e Punësimit dhe UNDP shpallin Programin që mbështet të riatdhesuarit drejt ndërmarrësisë

Agjencia e Punësimit e Kosovës dhe UNDP në Kosovë kanë shpallur sot për aplikim Programin e Vetëpunësimit për të papunët e riatdhesuar në Kosovë, për ti mbështetur në realizimim e ideve të tyre për biznes.

Njoftimi i plotë:

Thirrje për aplikim për Programin e Vetëpunësimit për persona të riatdhesuar Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT)/Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), me mbështetje nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)/Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar (DRPR), shpallin thirrjen për aplikim për Programin e Vetëpunësimit për personat e riatdhesuar, për vitin 2021.

Programi ka për qëllim të ofrojë mbështetje për personat e regjistruar si të papunë dhe të riatdhesuar në Kosovë, në realizimin e planeve të tyre të biznesit, respektivisht hapjes e bizneseve të tyre.

Të gjithë punëkërkuesit e interesuar ftohen që të vizitojnë adresën elektronike https://aprk.rks-gov.net/ ose Zyrat e Punësimit në komunën respektive për tu pajisur me më shumë informata rreth Programit, kritereve dhe mënyrës së aplikimit.

Afati për aplikim është i hapur nga 29 tetor deri më 15 nëntor 2021.