10:58 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Agjenti e konfirmon të ardhmen e Asensios

Marco Asensio do të mbetët në Real Madrid.

Ylli i Real Madridit do të qëndrojë me gjigantet spanjoll edhe gjatë këtij sezoni, transmeton IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar agjenti i tij, Horacio Gaggioli.

“Marco nuk do të lëvizë. Ai do të qëndroj. Sezonin e ardhshëm mendoj se ai do të jetë i rëndësishëm në Real Madrid”, ka thënë Gaggioli.

22-vjeçari ka qenë i lidhur me klubet si Liverpool dhe Chelsea. Ai bëri 53 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar dhe shënoi 11 gola./IndeksOnline/