Agjenti i Cristiano Ronaldos takohet me drejtuesit e Arsenalit!

Jorge Mendesi është takuar me drejtuesit e Arsenalit dhe po bëjnë një plan të madh për të nxjerrë skuadrën nga kriza.
Sipas mediave angleze agjenti portugez i ka propozuar Arsenalit trajnerin e Wolves, Nuno Espirito, në vend të Mikel Artetasit, shkruan Indeksonline.
Arsenali ka bërë së fundmi disa rezultate pozitive pas një serie katastrofike me shtatë humbje në dhjetë ndeshje në Premierligë.
Mendesi foli me klubin për Nuno, ndërsa ai u përpoq të gjente një klub të ri për menaxherin e vlerësuar shumë.
Nuno udhëhoqi Wolvesin në Premier League pasi mori drejtimin në vitin 2017, i udhëhoqi ata në Eeropa League në sezonin e tyre të parë.
Në fillim të këtij sezoni 46-vjeçari zgjati kontratën e tij me klubin e Midlands deri në 2023. /IndeksOnline/