12:45 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Agjenti i gjigantit anglez e ndoqi nga afër Muriqin

Manchester Unitedi duket se është mjaftë i interesuar në transferimin e Vedat Muriqit nga Fenerbahce në afatin kalimtar dimëror.

Sulmuesi i skuadrës turke po kalon nëpër një formë tejet të lartë, derisa ka arritur të marrë vëmendjen edhe të skautëve të “Djajve të kuq”.

Lojtari 25-vjeçar po kalon nëpër një formë të mirë edhe te Kombëtarja e Kosovës, e që kjo ka bërë që skuadra angleze të tentojë transferimin e tij.

Sipas mediave në Turqi, skauti i Unitedit, Krsto Kiribalda, ishte i pranishëm në humbjen 3:1 që Fenerbahce e pësoi ndaj Alanyasporit dje.

Bëhet e ditur se skauti i skuadrës angleze ka mbetur i kënaqur nga paraqitja që pa nga sulmuesi shqiptar.

Muriqi ishte pjesëmarrës në golin e vetëm të shënuar për Fenerbahcen, derisa këta të fundit thuhet se i duan 50 milionë euro nga shitja e sulmuesit.