Agjenti i Milinkovic: Këto janë top-klubet që kërkojnë futbollistin
Shumë klube janë të interesuar për lojtarin e Lazios, kështu thotë edhe agjenti i futbollistit, Mateja Kezman.
Ish-sulmuesi i Chelseat, tani agjent i futbollistëve ka zbuluar interesimin e madh të top-klubeve për yllin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.
Ai thotë se përveç klubeve nga Premierliga, ka interesim edhe nga La Liga, Serie A dhe Ligue 1 në Francë.
“Ka interesim të madh nga klubet në Angli, Spanjë, Francë dhe Itali. Jam i sigurt që një ditë ai do të bëhet lojtari më i mirë në Europë. Tani për tani ai është një futbollist i Lazios, skuadër kjo që ka zhvilluar një super sezon dhe po e bën ende”, ka thënë Kezman.
Të interesuar për futbollistin duket se janë: Real Madrid, Paris Saint Germain, Manchester City dhe Inter./IndeksOnline/