14:47 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Nga janari, VAR implementohet edhe në këtë garë madhore

Video Assistant Referee, ”VAR”, do të përdoret në Copa del Rey nga janari dhe divizionin e dytë të ndeshjeve nga sezoni i ardhshëm.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF).

Sistemi në fjalë tashmë është inkuadruar në La Liga nga RFEF në fillim të këtij sezoni, transmeton IndeksOnline.

Image result for Copa del Rey

”Bordi i Drejtorëve të RFEF sot ka aprovuar zgjerimin e VAR në kompeticionet tjera zyrtare, Copa del Rey dhe Segunda Division”, thuhet në njoftim.

Konkretisht, VAR do të inkuadrohet nga faza e 1/16-tës së finales së Copa del Rey.

”Në Segunda Division, VAR do të implementohet nga sezoni, 2019/2020, ndërsa ka mundësi që VAR të përdoret edhe në play-off për ndeshjet promovuese në La Liga”, shton RFEF./IndeksOnline/