16:24 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pas ndeshjeve të mbrëmshme ndryshon renditja e Ligave të Evropës

Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së fundit të Ligës së Kampionëve.

Dy skuadra nga Premierliga eliminuan dy nga Serie A dhe me këtë mënyrë, liga angleze do të përfaqësohet me katër skuadra në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Liverpooli eliminoi Napolin ndërsa Tottenham kaloi para Interit, shkruan Indeksonline.

La Liga vazhdon të kryesoj bindshëm me 96.569 pikë, kjo falë pesë Kupave radhazi të fituara (4 Real Madrid dhe 1 Barcelona).

E dyta është Premierliga me 74.891 pikë, e treta Serie A me 72.154 pikë, Bundesliga është e katërta me 68.927 pikë. Ligue 1 e mbyll Top pesëshen me 16.600 pikë.

Renditja mund të ndryshoj deri në fund të sezonit (vendi i dytë dhe i tretë) varësisht kush e fiton Ligën e Kampionëve. /IndeksOnline/